Abazi takon Ambasadorin e Zvicrës, z. Jean-Hubert Lebet

E publikuar: 19/02/2020 14:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Haki Abazi, ka pritur në takim Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, z.Jean-Hubert Lebet, Zëvendësshefen e Misionit, znj. Pauline Menthonnex Gacaferri dhe Zëvendësdrejtorin e Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim, z. Bernhard Soland.

Ambasadori Lebet, uroi Zëvendëskryeministrin Abazi për postin e ri në Qeverinë e Kosovës dhe theksoi mbështetjen e Zvicrës ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Zëvendëskryeministri Abazi, shprehu gjithashtu gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për thellim të bashkëpunimit sidomos në fushën e menaxhimit të ujërave dhe koordinimin e përbashkët për rolin e diasporës që jeton në Zvicër./Infosot/