Haki Abazi: Kosovës urgjentisht i duhen zgjedhje

E publikuar: 29/06/2020 22:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës Haki Abazi, ka reaguar ndaj deklarimeve të kryeministrit Avdullah Hoti se Kosova nuk ka nevojë që të shkojë në zgjedhje të reja. Abazi ka thënë se Kosovës urgjentisht i duhen zgjedhje sepse, sipas tij, kjo qeveri është ilegale e pa legjitimitet.

Ky është postimi i plotë i tij:

KOTI duhet ta dijë që nuk krahasohet asgjë me fuqinë që ka gjykata e popullit. As dorëheqja nuk do të mjaftojë një ditë.

Nuk ka mëshirë ndaj krimit politik e as ndaj sherbëtorëve të krimit që hiqen të pafajshëm në krimin e bërë me rrëzimin e qeverisë Kurti dhe dëshprimit të pafund që është shkaktuar tek qytetarët në mes të pandemisë.

Kosovës urgjentisht i duhen zgjedhje sepse kjo qeveri nuk e ka kumbarin, e perveç që është ilegale e pa legjitimitet është edhe jetim!

#Zgjedhje2020