Hakerët turq shantazhojnë Apple, i kërkojnë 75 mijë dollarë

E publikuar: 21/03/2017 20:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në orët e fundit, Apple është duke u shantazhuar nga një grup i hakerëve të cilët pretendojnë se i kanë vjedhur kompanisë së famshme fotografi dhe kredenciale sekrete.

“Turkish Crime Family” është kompania e hakerëve që e ka kontaktuar Applen me e-mail duke ia dërguar fotografitë dhe kredencialet e vjedhura.

Madje thuhet se kompanisë i është thyer edhe një nga iCloudet e sigurisë.

Hakerët turq i thanë Apple se nëse e duan rikthimin e sigurisë duhet të paguajnë shumën prej 75 mijë dollarëve.