Hakerët kosovarë thyejnë një faqe shtetërore në Harkov të Ukrainës

E publikuar: 09/03/2015 20:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hakerët kosovarë thyejnë sajtin e një enti shtetëror në Ukrainë, njoftojnë portalet ukrainase.

Të hënën, më 9 mars 2015, në faqen kryesore të sajtit “dai.kharkov.ua” të drejtorisë së Inspektimit Shtetëror Automobilistik të distriktit Harkov në Ukrainë,  u vendos stema e Republikës së Kosovës me mbishkrimin në anglisht “Kosova is Albania / Kosova është Shqipëri”. Njoftohet se sulmi është bërë nga grupi “Kosova Hacktivists”. Deri në orën 14:00, sipas kohës vendore, nuk u mundësua rregullimi i faqes së hakuar.

Ukraina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.