Hakerët kanë kompromentuar CCleaner tha Avast

E publikuar: 18/09/2017 16:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hakerat thyen sigurinë e firmës britanike Piriform dhe softuerit të saj për përmirësimin e performancës së kompjuterit muajin e kalauar duke injektuar kod i cili bënte të mundur kontrollimin e miliona pajisjeve në mbarë botën.

Ky lajm erdhi nga vetë kompania dhe disa hulumtues të pavarur. Malueri kishte penetruar në softuerin legjitim të kompanisë quajtur CCleaner, i cili është shkarkuar për kompjuterat personale dhe telefonët Android 5 milion herë vetëm javën e kaluar.

Qëllimi i tij është pastrimi i kompjuterit nga cookies dhe skedarët e përkohshëm për të përshpejtuar pajisjet.

CCleaner është produkti kryesor i kompanisë britanike e cila u ble gjatë muajit Korrik nga Avast, një prej prodhuesve më të mëdhenj në botë të produkteve të sigurisë.

Në momentin e blerjes, kompania thoshte se ka 130 milion përdorues. Një version i CCleaner i shkarkua rnë Gusht tentonte të lidhej me disa faqe të paregjistruara për të shkarkuar programe të paautorizuara.

Pirifom konfirmoi se dy programe të lançuara në Gusht ishin prekur. Kompania rekomandoi përdoruesit e versioneve CCleaner v5.33.6162 dhe CCleaner Cloud v1.07.3191 shkarkimin e versioneve të reja.

Pirform dhe Avast thanë se kishin zbuluar sulmet më 12 Shtator. Një version i ri i pakompromentuar i CCleaner është publikuar të njëjtën ditë. /PCWorld Albanian