Hakerët kanë infektuar 700,000 uebsajt me maluerë që vjedh Bitcoin

E publikuar: 08/11/2018 21:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hakerët të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre të jashtëligjshëm në fushën e monedhave kriptografike kanë përdorur shërbimin analitik të një prej firmave më të njohura, StatCounter, për të vjedhur bitcoin nga përdoruesit e bursës Gate.io.


Ata arritën të thyenin StatCounter dhe të infektonin 688,000 faqe me skripte kriptografike.

StatCounter është një shërbim i ngjashëm me Google Analytics dhe analizon trafikun e internetit që kalon nëpër uebsajte.


Webmasterat duhet të shtonjë një kod të veçantë të StatCounter në faqet e tyre për të marrë statistika.

Sulmi ridrejtonte transfertat e bitcoin dhe skripti ndryshonte adresën e destinuar të transfertës me një të përdorur nga hakerët.

Hulumtuesit e ESET ishin të parët që zbuluan sulmin.

ESET tha pothuajse 1 milion uebsajte janë prekur ku më i spikaturi ishte Gate.io, një bursë kriptografike e cila përpunon transaksione me vlerë 1.7 milion dollarë në bitcoin çdo ditë.

Hulumtuesit nuk kanë arritur do të përllogarisin dot dëmin e shkarkuar nga hakerët e as sa bitcoin janë vjedhur.

Gate.io tha se do të hiqte StatCounter nga uebsajti dhe u kërkoi përdoruesve të aktivizonin verifikimin me dy faktorë. /PCWorld Albanian