Hajvali – Sulmon fizikisht bashkëshorten pas një mosmarrëveshje në shtëpi

E publikuar: 24/07/2020 10:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i Serbisë, në Hajvali, i cili pas një mosmarrëveshje në shtëpi e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër Shqiptare shtetase e Serbisë e cila si pasojë ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Në njoftimin e PK-së bëhet e ditur që i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.