Hajrullahu: Ministri Shala, ministër i vendimeve të mëdha

E publikuar: 25/08/2019 18:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Enver Hajrullahu, anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit, që vije nga Nisma Socialdemokrate, ka vlerësim për njërën prej ministrave të Qeverisë së Kosovës.

“Dëmin më të madh që ia bëri Serbisë në këtë mandat qeveritar është ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala”, vlerëson Hajrullahu.

E para, sipas tij, është me propozimin e taksës 100% ndaj produkteve që importohen nga Serbia dhe Bosnja Hervcegovina.

“Sipas statistikave rreth një milion euro në ditë i është bërë dëm ekonomisë së Serbisë apo rreth 300 milion €, dhe ajo që është shumë e rëndësishme edhe vetëdijësimi i qytetarëve të Kosovës mos me blerë produkte të këryre dy vendeve, prej vendosjes së taksës 100% është shumë i kënaqshëm”, thotë Hajrullahu.

E dyta, sipas Hajrullahut, është urdhëresa e vendosjes flamujve të origjinës në mallrat përkatëse, vendim që ka ndikuar dhe ndihmuar shumë qytetarët për të qenë të informuar se nga cili vend importohet secili mall që vjen në Kosovë.

Ndërsa, e treta, vlerëson ai është vendimi që asnjë mall të mos hyj me mbishkrimin “Kosovo i Metohija”,por vetëm me emrin kushtetues të Kosovës, Republika e Kosovës, Kosovo.

“Ministër i shumë vendimeve të mëdha. Për t’i marr këto vendime duhet të kesh guxim dhe vendosshmëri. Krenar me ty ministër”thotë Hajrullahu duke vlerësua kështu bashkpartiakun e tij.