Hajrullahu i NISMA-s, merr mbështetje nga ministrja e Bujqësisë për subvencionimin e bujqëve të anamoravës

E publikuar: 06/06/2019 03:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic, ka pritur në një takim anëtar e Kuvendit Komunal të Gjilanit Enver Hajrullahu nga radhët e Nisma Socialdemokrate.

Gjatë këtij takimi Hajrullahu ka marr mbështetjen nga ministrja Zivic për subvencionimin e bujqëve të anamoravës, si dhe për projektet të cilat pritet të realizohen në të ardhmen.

Postimi i plotë i Enver hajrullahut

Sot, pata takim me ministren e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Dijana Zhivic.

Në takim pata disa kërkesa që janë imediate me të cilat ballafaqohen qytetarët e Komunës së Gjilanit.

Në takim me drejtorin e Drejtoratit të Bujqësisë në Komunën tonë Ramiz Ramadani diskutuam për disa nga prioritetet e nevojshme që kanë bujqit e Komunës së Gjilanit.

Me realizimin e këtyre kërkesave do të zhvillonte sektorin e bujqësisë që është një ndër sektorët më të rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë dhe për hapjen e vendeve të reja të punës.

Po paraqes disa nga kërkesat me të cilat biseduam me ministren Zhivic:

1. Mjete për bujqësi (traktorë etj)
2. Një projekt për nga shoqata e gjuetarëve
3. Projektin për rehabilitimin e qenëve dhe
4. Subvencionimi i bujqëve me 5 cent në litër për derivate të naftës.

Mora mbështetje nga ministrja për realizimin e këtyre kërkesave.

Gjithashtu e ftova ministren që ta vizitoj Komunën e Gjilanit, dhe ajo gjtihashtu shprehu gatishmërinë e saj.

Me respekt,
Enver HAJRULLAHU këshilltar nga NiSMA Socialdemokrate në Kuvendit Komunal, Gjilan!

Image may contain: 2 people, including Enver Hajrullahu, people smiling, people standing and indoor