Hajni i vrarë në Istog, aktivist i Vetëvendosjes

E publikuar: 27/12/2018 18:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot në Istog, Policia e Kosovës ka vrarë një hajn i cili kishte tentuar të plaçkiste bankën.

Në vendin e ngjarjes ishte zhvilluar një luftë disa-minutëshe mes policisë dhe hajnit, shkruan lajmi.net.

Në këtë rast i plagosur kishte mbetur polici Izet Demaj i cili vdiq më pas në spital nga plagët e marra.

Ndërkohë, është zbuluar edhe identiteti i hajnit i cili mbetur i vrarë në Istog e ai është Kamer Metaj.

Kamer Metaj ishte edhe aktivisht i Lëvizjes Vetëvendosje, siç dëshmohet nga fotografitë në llogarinë e tij në Facebook. .