Hajni dinak vodhi telefonin duke shfrytëzuar pincat kirurgjike (Video)

E publikuar: 14/11/2017 19:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Forcat e rendit në Kinë, janë vënë në kërkim të një hajni, që është parë teksa vidhte me dinakëri një telefon, duke shfrytëzuar pincat kirurgjike.

Kohëve të fundit, janë raportuar shumë vjedhje telefonash, ndërsa nuk ka asnjë gjurmë se si janë zhdukur nga xhepat dhe çantat e përdoruesve, transmeton Telegrafi.

“Doktor hajni, është i dyshuari kryesor për këto vjedhje. Ka dyshime të mëdha, se nuk është i vetmi dhe punohet në grup”, thuhet në raport lidhur me rasti.

Metoda dhe mjeti njëjtë, dyshohet të jetë përdorur edhe në rastet tjera, për të cilat po bëhen hetime të hollësishme. /Telegrafi/