Hajnat plaçkisin shtëpinë e policit hero Izet Demaj

E publikuar: 29/10/2019 19:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shtëpia e familjes Demaj është plaçkitur nga hajnat të shtunën.

Hajnat kishin hyrë në shtëpinë e policit të ndjerë Izet Demaj, duke vjedhur edhe gjësende nga kjo shtëpi.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar djali i axhës Rrustem Demaj.

” Po rasti ka ndodhur nëkohën kur anëtarët e familjes nuk kanë qenë aty. Ata ishin në vizitë. Kur janë kthyer e kanë gjetur shtëpinë e thyer dhe të demoluar. Më shumë kanë thyer gjësende sesa që kanë vjedhur”- tha Demaj.

Ai shtoi se kjo vepër është e ulët nga ata që e kanë kryer ende pa i bërë një vit i ndjeri Demaj.

” Vepra që e kanë bërë kryesit është e ultë. Kjo po ndodh ende pa i bërë 1 vit i ndjeri”.

Ndërkaq rastin e konfirmuan edhe nga Policia në Pejë.

Zëdhënësi Xhevat Ibraj, tha se atë natë kanë ndodhur dy raste të vjedhjeve të rënda në atë fshat.

” Kanë ndodhur dy raste atë natë. Janë thyer dy shtëpi, njëra nga është e kolegut tonë të ndjerë. Jemi në fazën hetimore. Po punojmë për identifikimin e kryesve. Me kohë do të njoftoheni edhe për detajet e tjera”- tha Ibra.

Izet Demaj u vra afër 1 vit më parë nga Kamer Metaj, në përpjekje për të parandaluar një vjedhje që po ndodhte në nje bankë në qytetin e Istogut.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, e ka shpallur Izet Demajn, Hero i Kosovës.