Hajnat e maskuar si punonjës transporti, vodhën ngarkesën me Samsung Galaxy S9 në vlerë të një milion dollarëve (Foto)

E publikuar: 19/04/2018 15:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Grupi i hajnave të maskuar si punonjës transporti, u larguan nga aeroporti i Rio de Janeiros, me ngarkesën që përmbante telefona të zgjuar, në vlerë të 800 mijë eurove.

Kanali televiziv Globo, raporton se ata dukeshin si punonjës të zakonshëm, kur hynë gjatë të dielës mbrëma në Galeo International Aeroport, transmeton Telegrafi.

Të dyshuarit besohet se ishin të armatosur, ndërsa ngarkesën e mbushur me Samsung Galaxy S9, besohet se e kanë fshehur në Mare, një lagje periferike dhe shumë e prapambetur në Rio, apo në ndonjë komunitet tjetër të varfër.

“Ishin tre kriminel, që me lehtësi hynë në terminal dhe u larguan me plaçkën milionëshe, të gjeneratës së fundit të telefonave të zgjuar”, ka thënë Venancio Moura, kryesues i sigurimit të unionit që merret me transport biznesi.

Policia ka refuzuar të japë përgjigje, për këtë vjedhje që është e fundit në radhën e gjatë të plaçkitjeve të ngarkesave komerciale. /Telegrafi/