Hajgaret e Qeverisë me Çlirimtarët

E publikuar: 25/09/2015 14:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mr.sc. Islam Krasniqi

Pas 16 vitëve pritje për rregullimin e statusit të vetëranve, invalidve dhe të gjithë atyrë që kontribuan për çlirimin e vendit me në fund u gjindë një zgjidhje e cila jo që i gëzonë çlirimtarët por i turpëron, a vërtet kaq pak rrespekt meritojn, apo respekt meritoin vetëm ata që dhanë jetën për ketë ditë, që kush të do të luaj dhe të shkelë mbi gjakun e tyrë.
Qeveria e Kosovës ka caktuar lartësinë e pensionit për luftëtaret e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që do të gëzojn ketë pension, që llogaritet sa një pagë e atyrë që janë në asistenc sociale gjegjësisht sa një social, i cili jo që llogaritet si pagë por si hajgare për ata që kanë nevojë per ndihm.
Paga e pënsionit të cilën e ka caktuar qeveria e Kosovës është ndarë në dy kategori, deri në 35 vjeqë nga 130 dhe mbi 35 vjeqë 170 € për luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kur deputetët e republikër së kosovës marrin nga 1500 €, paga dhe në rastë të moszgjedhjës së tyre marrin 80% të rrogës pë një mandat gati, a nuk është turp që vetëranet të marrin rrogë 130 €, kur zyrtarët marrin rroga 1000 € vetëranet turprohën nga pensioni i tyë.
Nesë paga mesatare në Kosovë qenka 130 deri në 170 € po përfaqësusit e popllit marrin paga 10 fish apo 20 fish me të lartë së mesatarja. A nuk jemi njërz të gjithë, a nuk kemi hise të gjithë në ketë qiellë, në ketë tokë, a nuk meritojëm të gjith ti gëzojm femijet tanë duke ju mundesuar një jetë me të mirë. Premtimi i qeveris ka qenë që nga janari i keti vitit të marrin pensione Pjestarët e Ushtris Çlirimtare të Kosovës në menyrë retroaktive, ku pensioni i tyrë nuk do të jetë me i ultë së 220 €, mirpo qeveria me dinakrin e sajë jo që e realizoj premtimin e sajë por i stërzgjati procëdurat e saj rreth verifikimit të UÇK-së dhe u’a plaqkiti pensionet për gjashtë mujorin e parë, mirpo kur erdhi përfundimi i verifikimit të tyre doli me disa deklarata qesharake që larëtesia e pensionit do të jetë nga 130 deri në 170€ me qëllim që vetëranet të kundershtojën dhe të stërzgjatet procedura përseri që edhe ky vitë të shkoi kështu lamsh që edhe për gjashtmujorin e dytë tju plaqikten mjetët që janë ndarë për ta, që dmth të bejë hajgare edhe pakë me ta. Shpresojësoim që organet përgjegjëse ta rishikoin ketë proces edhe një herë dhe të mos jetë ndonjë plan i cili shkon vetëm në demë të çlirimtarve, i cili i zgjatë proceduren dhe vonon pensionet e tyre.