Hajni shkon për të vjedhur por e lë përgjysmë për të bërë seks (Video)

E publikuar: 25/08/2017 21:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një i ri është kapur nga kamerat e sigurisë së një biznesi teksa kishte ndaluar me makinën e tij në afërsi të një dyqani për të vjedhur një rimorkio, por në mes të vjedhjes ndërron mendje dhe e lë përgjysmë për të bërë seks me personin që kishte në makinë.

Në pamje shihet kur burri kthehet pas në makinë dhe bën seks, duke parë rreth e rrotull nëse dikush po e shihte.

Mirror shkruan se pasi qëndroi për disa minuta duke kryer marrëdhënie, madje në disa pozicione, ai është kthyer sërish dhe ka vjedhur rimorkion, e cila kapte një vlerë prej 1.200 dollarësh.

Policia e Floridës ka shpërndarë pamjet dhe ka kërkuar ndihmë nga qytetarët të cilët mund të ndihmojnë në identifikimin e tij.