"Hajde gjakovare" – Edi Furra sjell hitin e verës

E publikuar: 18/07/2018 03:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një këngëtar me zë pushkë që tashmë renditet në krye të listës së më të angazhuarve e popullarizuarve.

Ai ia thotë më së miri këngës live, e nuk mbetet prapa as kur është fjala për të lansuar këngë e videoklipe, përmes të cilave kënaqë një publik të tërë.

Këngëtari i njohur e pëlqyer sapo ka edituar projektin më të ri muzikor me titull “Hajde Gjakovare”, bashkë me grupin e afirmuar “Lirikët”. 

Këngëtari nga Gjakova, në këngë thotë se gjakovarja si del nga mendja fare, ndërkohë në një prononcim publik, ai tregon se kjo këngë shkon për të gjitha nënat, motrat, bashkëshortet kudo ku janë. 

Meqë artisti i këngës popullore vjen nga qyteti i traditës, Gjakova, edhe projekti është titulluar “Hajde Gjakovare”.

Kjo këngë vjen e interpretuar ashtu siç ia ka zanat mjeshtri i muzikës popullore. 

“Hajde gjakovare” është produkt muzikorë i “Sajmo Records”, ndërkohë që videoklipi i punuar nga Ermal Shala nga “Ermali-production”, pasqyrën atmosferën e qytetit të qejfit. 

Videoklipi nise me zërin e “Radio Gjakovës”, e grupi i valltarëve “A.K.V. Lidhja Prizrenit” i kanë dhënë shumë atmosferës së përgjithshme.

Ky videoklip që në start po merr pëlqimin e publikut, ndërkaq ai është mbështetur nga “Eko Ark”, “BVD ing”, “Kalaja Hotel”, “Vëllezërit Hoxhaj”.

Ju ftojmë ta dëgjoni Edi Furra me “Hajde Gjakovare”.