Haiti: jep dorëheqjen kryeministri pas protestave të dhunshme

E publikuar: 15/07/2018 16:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Haitit Jack Guy Lafontant dha dorëheqjen, pas disa ditë protestash kundër planeve të qeverisë për rritjen e çmimit të karburantit.

Ai tha se ja kishte paraqitur dorëheqjen presidentit të vendit, i cili e kishte pranuar dorëheqjen e kryeministrit.

Në Haiti ka patur mjaft trazira ditët e fundit, për shkak të njoftimit të planeve nga qeveria për rritje të konsiderueshme të çmimit të karburanteve.

Njoftimi u pasua me protesta të dhunshme, që shkaktuan vdekjen e 4 personave.

Qeveria u detyrua ta anulojë vendimin e saj, por trazirat politike sollën një votë mosbesimi në Dhomën e Ulët të Parlamentit të Haitit.

Deparatmenti amerikan i Shtetit ka i paralajmëruar shtetasit amerikanë të mos shkojnë në Haiti, për shkak të trazirave të ditëve të fundit.