Hailey: Koreja e Veriut në qendër të Asamblesë së OKB-së

E publikuar: 15/09/2017 22:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadorja amerikane në Kombet e Basskuara Nikki Haley, tha se Koreja e Veriut ka për të qenë në qendër të takimit të vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku do të marrë pjesë Presidenti Donald Trump, për herë të parë si President i Shteteve të Bashkuara.

Koreja e Veriut hodhi një raketë të premten mbi Japoni, e dyta mbi këtë vend fqinj me të.

Prova me raketë e Phenianit shkaktoi alarm në shkallë botëtore dhe shqetësim se Koreja e Veriut është duke zhvilluar programe bërthamore dhe për ndërtimin e raketave.

Këto komente zonja Haley i bëri gjatë një konference shtypi në Shtëpinë e Bardhë, së bashku Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare H.R. McMaster. Zoti McMaster tha se “Koreja e Veriut mbetet një nga problemet më urgjente dhe të rrezikshme për sigurinë.”

Zonja Haley tha se sanksionet e fundit ndaj Koresë së Veriut “ja kanë vështirësuar situatën ekonomike” Phenianit dhe se nuk mbeten mjete të tjera diplomatike.

McMaster tha se Kombet e Bashkuara nuk kanë mjete të tjera diplomatike, por “tani mbeten mjetet ushtarake”, tha ai.