Hahn: Zhgënjim ekstrem mos dakordimi për hapjen e negociatave me Shqipërinë

18.10.2019 14:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Hahn: Zhgënjim ekstrem mos dakordimi për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Komisionari i Zgjerimit, Johannes Hahn e cilësoi si “një zhgënjim ekstrem”, mos arritjen e dakordësisë mes udhëheqësve të vendeve të BE për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

“Udhëheqësit e Bashkimit Evropian nuk arritën të zbatojnë angazhimin e tyre për të hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në Këshillin Evropian”, tha Hahn.

Ky, shtoi Hahn, “është një zhgënjim ekstrem. BE tani duhet të sqarojë se sa serioz është angazhimi i tyre për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE”.

“I falënderoj të gjithë ata që natën e kaluar vunë gjithë peshën e tyre për të arritur një vendim me rëndësi të madhe strategjike për BE dhe për dërgimin e një sinjali shprese tek qytetarët e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh ai.

“Siç u tha tashmë në Luksemburg: Ky nuk është një moment lavdie për BE. Refuzimi i njohjes së përparimit të provuar do të ketë pasoja negative, përfshirë rrezikun e destabilizimit të Ballkanit Perëndimor, me ndikim të plotë në BE”, tha Hahn.

“Është përgjegjësia jonë tani të qëndrojmë me vendet, qytetarët e të cilëve janë të me të drejtë të zhgënjyer në maksimum”, tha Hahn. Ai u shpreh se, “do të vazhdojë të bëjë gjithçka në fuqinë time për t’i mbështetur ata. Integrimi në BE i Ballkanit Perëndimor është dhe mbetet një politikë e rëndësishme strategjike, në interesin tonë të ndërsjellë”./atsh/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Abazi takon Ambasadorin e Zvicrës, z. Jean-Hubert Lebet

Kriza për ujë të pijshëm, vetëm prishtinasit kanë 47 milionë euro borxhe

Veliu takoi ambasadorin e Italisë, Nicola Orlando

Vuçiq: Nëse nuk bisedojmë me Kosovën, vetëm lufta është alternativë që s’mund ta përballojmë

Sot është ditëlindja e heroit Hamëz Jashari, e bija Besarta: Faleminderit babush, më mësove çfarë është dashuria, familja e atëdheu

Pallaska i rrept, kritika dhe ofendime të rënda ndaj Rexhep Qosjes dhe Edi Ramës

Këto janë humbjet të Sërbisë për 14 muajt e vendosjes së taksës

Kurti Prodhuesve: Ju jeni shtyllë e shoqërisë dhe ekonomisë, nga Qeveria që unë e drejtoj do ta keni vëmendjen maksimale

Haxhiu: Gjatë kësaj jave anulojmë procesin e noterisë dhe do të shkarkohen edhe anëtarët e Komisionit

Në rezervuarët e karburantit të aeroplanëve Boeing 737 Max, gjenden mbetje

Autoritetet indiane ndërtojnë murin në lagjen e varfër   para vizitës së Trump

Karkalecat ‘pushtojnë’ Afrikën dhe Sudanin Jugor

Në Britani rregulla të reja, nuk ka punë për të pakualifikuarit dhe ata që nuk dinë anglisht

Grenell: Gënjeshtër se SHBA është e hapur për idenë e shkëmbimit të territoreve

Vetëm të martën në Kosovë ndodhën 50 aksidente trafiku

Vdes regjisori kinez i filmave të njohur dhe familja e tij nga coronavirusi