Hahn: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë fillimin e negociatave

E publikuar: 14/09/2019 20:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, deklaroi Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn.

”Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë Ballkanin Perëndimor drejt integrimit evropian, që është në interes të vetë unionit”, theksoi Hahn për Vijesti.

”Maqedonia e Veriut ka bërë përparime domethënëse sidomos me nënshkrimin e një marrëveshjeje me Greqinë, që i dha fund çështjes së shumëdebatuar për emrin e vendit të vogël ballkanik”, tha Hahn.

”Kjo marrëveshje do të jetë subjekt i librave të historisë”, shtoi ai.

Emri i pasuesit të Hahn është ai i hungarezit, Laszlo Trocsanyi, emërimi zyrtar i të cilit duhet të miratohet nga Parlamenti Europian.