Hahn në Beograd: S’ka asnjë arsye të mos vazhdojë dialogu me Prishtinën

E publikuar: 29/03/2019 11:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn ka qëndruar për vizitë  zyrtare në Beograd ku është takuar me krerët e shtetit.

Atje temë e pashmangshme ka qenë edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe marrëveshjet e arritura në Bruksel, raporton lajmi.net.

Hahn atje ka thënë se nuk ka asnjë arsye dhe do të ishte shumë gabim që dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit të ndalej.

“Nuk ka asnjë arsye dhe do të ishte gabim të ndalet, sepse dialogu aktual ka ngecur për arsye të njohura. Unë jam mirënjohës që pala serbe e kupton mirë” , tha Hahn në një konferencë shtypi.

Nga ana tjetër, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq duke folur në këtë konferencë tha se sipas saj Kosova nuk i ka respektuar marrëveshjet e Brukselit, dhe se nuk është fer të insistohet në dialog.