Hahn në Beograd: Serbia ka arritur sukses shumë të madh drejt BE’së

E publikuar: 10/12/2015 15:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisari evropian për Zgjerim Johannes Hahn ka deklaruar sot në Beograd se hapja e kapitujve të parë në negociatat e Serbisë me BE-në është “fillimi thelbësor i procesit të aderimit në BE” i cili për Serbinë mbetet qëllim i realizueshëm.

Duke iu drejtuar deputetëve të Kuvendit të Serbisë, përcjell B92, Hahn ka thënë se Serbia ka realizuar sukses shumë të madh në rrugën drejt BE-së, sidomos në zbatimin e reformave, në dialogun me Kosovën dhe në bashkëpunim me fqinjët në rajon.

Hahn ka thënë se “14 dhjetori është fillim i procesit” dhe se “tash është nevojshme konfirmimi i detyrimeve të marra dhe vazhdimi i reformave”, sidomos në fushën e jurisprudencës, sundimin e ligjit, luftës kundër korrupsionit, fjalës së lirë, të cilat, nga pikëpamje e BE-së janë të shenjat “.

Hahn ka shtuar se përparimi në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën është çelës për përparimin e mëtejmë të Serbisë në procesin e evrointegrimit.

Duke përkujtuar se 28 vendet anëtare të BE –së përkrahin Serbinë në rrugën evropiane, Hahn ka vlerësuar se në konferencën ndërqeveritare më 14 dhjetor në Bruksel, “do të duhej fillonte procesi përfundimtar që Serbia të shkojë atje ku e ka vendin , në familjen e BE-së”.