Komisioneri Europian për Politikën e Jashtme dhe të Fqijësisë, Johannes Hahn ka me vizitue Beogradin këtë të Hanë, ku edhe pritet me qenë prezent në nënshkrimin e kontratave me vlerë prej 80 milionë euro për me mbështetë transformimin rrajësor të administratës publike të Serbisë, në bazë të delegacionit të BE’s në Serbi.
Komisioneri Hahn ka me u takue me kryeministrin serb Aleksandar Vucic, ministrin e jashtëm Ivica Dacic dhe me studentë e përfaqësues akademik.
Para vizitës, Komisioneri Hahn ka thanë se “Serbia i përket familjes së Bashkimit Europian”.