Hahn: Marrëveshja Serbi-Kosovë duhet të arrihet nga liderët e të dyja vendeve

E publikuar: 31/08/2018 12:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Eurokomisioneri për Zgjerim, Johanes Hahn, ka thënë sot se çfarëdo zgjidhje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet ti kontribuojë paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
Ndërkohë sa i përket progresit për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se është shumë herët te flitet për detajet.

Këtë deklaratë Hahn e ka bërë përpara takimin jo formal të ministrave të Jashtëm të BE-së në Vjenë të Austrisë.

“Marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës duhet të arrihet nga liderët e të dyja vendeve. Progres është bërë, por është shumë herët të diskutohet për detajet. Por është e qartë që çfarëdo marrëveshje që arrihet duhet ti kontribuojë paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Hahn para gazetarëve.