Hahn: Kosova duhet ta shfrytëzojë mundësinë e perspektivës evropiane

E publikuar: 28/02/2018 16:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Delegacioni më i lartë i Bashkimit Evropian i përbërë nga Komisioni Evropian, Jean-Claude Juncker, përfaqësuesja e Lartë, Federica Mogherini dhe Komisioneri Hahn të cilët po qëndrojnë sot për një vizitë në Kosovë, po mbajnë një takim me publikun, ku përfshihen studentët, gazetarët dhe politikanët, në Bibliotekën Kombëtare.
Gjatë fjalimit të tij, Hahn ka thënë se ata janë në këtë takim për të dëgjuar se çfarë mund të bëhet më shumë që të bëhet një përparim më i shpejtë drejt perspektivës evropiane.

“Strategjia e fundit thekson perspektiven evropiane kurse tash u takon qe ta shfrytëzojmë këtë mundësi, do të doja që presidenti dhe ne të dëgjojmë se çfarë mund të bëhet qe të bëjmë një përparim më të shpejtë drejt perspektives evropiane. Sepse ne këtu nuk jemi të japim leksione por të shfrytëzojmë mundësinë”, ka thënë Hahn./GazetaExpress/