Hafiz Gagica sulmon ashpër Isa Mustafën

E publikuar: 09/06/2015 20:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hafiz Gagica, bashkëpunëtor i ngushtë i Ibrahim Rugovës në vitet 90 dhe ish udhëheqësi i LDK-së në diasporën e para dhe gjatë luftës, ka reaguar ndaj intervistës së Isa Musafës të botuar sot e ku mes tjerash Mustafa me një gjuhë jo edhe aq të matur përbuzë kundërshtarët brenda partisë së tij.

Postimi i plotë i Hafiz Gagicës në Facebook:

Kambanat rrahin për atë që ka veshë edhe pse dikujt mund ti tingëllojnë si zhurma!

Fjalori dhe veprimet e z. Mustafa, bien ndesh me filozofinë e LDK-së, për urtësi dhe afri mes njerëzish! Për tolerancë e mendime ndryshe, për besim mes njerëzve dhe afirmim të vlerave!

I lodhuri u forcua megjasë dhe doli me deklaratë, filloi të jap ders përmes intervistave, ku mes tjerash zërat kundër i quan zhurma.

Zhurmagjinjtë (të quajtur ashtu nga z. Mustafa) ishin asgjë tjetër veçse zërat e arsyeshëm e inovatorë, të ngritur mbi vjetërsinë dhe paarsyeshmërinë e veprimeve jodemokratike, në zgjedhjet e fundit të LDK-së!

Zërat dhe idetë ndryshe janë shpresa se një ditë të afërme do të dëgjohen ,,zhurmët,, të cilat me vete sjellin ndryshimin e domosdoshëm dhe reformimin e LDK-së! Prandaj sado e sofistikuar të jetë deklarata e z. Mustafa për media, veprimet e tij gjatë mandatit të kaluar dhe këto të fundit në Kuvendin e Tetë, flasin të kundërtën !

Ky prononcim plotëson edhe më tej, tabllon e profilit të tij politik!

Një katund që shihet kallauz nuk do!