Hafiz Gagica lihet jashtë listës së veteranëve: Kjo nuk asht Kosova e Sali Çekajt dhe Agim Ramadanit!

E publikuar: 04/07/2015 20:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hafiz Gagica, udhëheqësi i LDK’s në Diasporë për ma shumë se nji dekadë dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Ibrahim Rugovës, nuk asht në Listat e Vetaranëve në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes së Qeverisë së Kosovës në egzil. Në anën tjetër, mediat sot kanë raportue se në ato lista ka persona që jo vetëm me veprimtarinë e tyne i kanë shërbye Serbisë dhe gjatë luftës mbase edhe Kosovës, por fakti që në këto lista nuk gjendet Gagica, asht si për me u çuditë ashtu edhe për me u denue, – shkruen Blic. Këtij efekti nuk i ka shpëtue as veprimtari i njoftun i LDK’s i cili në profilin e tij në facebook ka reague sa ma poshtë vijon:

Të nderuar Miq,
Me vëmendje e lexova listën e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës në kuadër të Qeverisë së Kosovës ne Ekzil.
Listë e cila dje u publikua ne media- bazuar në Listat e Statusit të Veteranëve.
Në vend të reagimt, po i them dy fjalë. U çudita por nuk u befasova!
Pa modesti po marr mundin të rrëfej që satusin e veteranit si pjestar i Ministrisë së Mbrojtjes së QRK e kam kërkuar me shkrim.
Ishte hera e parë që plotësoja një formular përmes të cilit kërkoja të njihej e drejta ime simbolike dhe ligjore- e më së shumti modeste për angazhimin tim para dhe gjat luftës çlirimtare në strukturat politike, diplomatike e ushtarake të Kosovës. Ndryshe asnjëherë asnjë privilegj nuk kam gëzuar dhe asnjëherë nuk e kam kërkuar një gjë të tillë.
Nuk u habita aq që emri im nuk ishte në mesin e veteranëve, të cilët padyshim e meritojnë një status të tillë, por u habita që askush nuk mori mundimin ta bisedojë qoftë edhe njëherë me mua këtë çështje.
Edhe pse të gjithë ata që u morën me përpilimin e listave të statusit të veteranëve si dhe të formacioneve ushtarake e dijnë shumë mirë se çfarë vegjëlia ime ka bërë gjithë ato viteve edhe apo sidomos kur përgatitja për luftën ishte në pyetje.
Nuk është e tepërt ta them: jo vetëm që isha i involvuar në rrjedhat e angazhimeve për liri, por isha edhe njëri nga organizatorët kryesor të bërthamës ushtarake .
Hiç më pak se që nga themelimi i grupeve të vetëmbrojtjes e deri te koordinimi me të ndjerët, Sali Çekun dhe Ahmet Krasniqin.
Dua poashtu të uroj që të përfshirët në listë të jenë vërtetë njerëzit të cilët kanë kontribuar për çështjen e Kosovës dhe sot kontribojnë për të mirën e saj.
Shpresoj dhe dua të besoj se një ditë në Kosovë do të filloj të shkruhet e vërteta!
U çudita por nuk u befasova- sepse Kosova e pasluftës dhe Kosova e sotme nuk është ajo për të cilët dhanë jetërat e tyre as Sali Çekaj e as Ahmet Krasniqi- por as Adem Jashari e Agim Ramadani- bashkë me qindra e qindra bashkluftëtarë të tyre.