Habiteshin se si lulet që i dërgonin në varret e më të dashurve po zhdukeshin, vendosin kamera të fshehta për ta zbuluar të vërtetën- kapin një burrë (Video)

E publikuar: 16/11/2018 22:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ky është momenti kur një burrë kapet nga kamerat duke vjedhur lulet nga varret, ndërsa dyshimet për këtë veprim të turpshëm kishte detyruar familjarët e të ndjerit të instalojnë kamera për të parë se çfarë po ndodhte me lulet që i dërgonin çdo javë.

Miqtë dhe familjarët e Steve dhe Pat Russell që ishin varrosur afër njëri-tjetrit dhe dy vajzave – kishin vërejtur se lulet që po i dërgonin çdo javë në varrezat në Hull po zhdukeshin, transmeton Telegrafi.

Kështu vendosën të instalojnë disa kamera të fshehta në pemë për të parë se çfarë po ndodhte me ato – dhe kështu ato filmuan një burrë që për plotë 7 muaj ua vodhi lulet nga varret një herë në javë.

Një nga vajzat e çifti, Kerry që kishte ndërruar jetë kur ishte vetëm 12-vjeç, pasi kishte humbur vetëdijen në shkollë 31 vite më parë. Ndërkaq Kristy ndërroi jetë në vitin 1996 kur pësoi sulm në tru kur ishte 18-vjeçe. Katër vite më vonë nga sulmi në zemër ndërroi jetë Patricia kurse bashkëshorti i saj një vit më pas.

Allan Hiley, 73-vjeç, nga Halifax në West Yorkshire, ishte “tmerruar” kur i është thënë nga miqtë se dikush po i vjedh lulet nga varret e më të dashurve të tij.

Kështu ai së bashku me familjarët e tjerë vendosën të instalojnë kamera të fshehta për të zbuluar të vërtetën. Aty e kuptuan se një burrë po vidhte njëherë në javë. Ata menjëherë e raportuan rastin në polici. /Telegrafi/