Guy-Smith: Specialja do t’i sjellë probleme Kosovës

E publikuar: 10/01/2017 18:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Avokati i Idriz Balaj në Tribunalin e Hagës, Gregor Guy-Smith ka thënë se Gjykata Speciale që pritet të nisë shpejt punën do t’i sjellë probleme Kosovës.

“Kjo Gjykatë Speciale do të krijojë sfida dhe probleme shumë të mëdha, dhe nuk do të ketë një efekt të mirë qoftë për vendin, qoftë për sundimin e ligjit”.

“Parlamenti duhet ta pyesë veten se pse kanë marrë një vendim të tillë, për kalimin e ligjit që krijon këto dhoma”.

Guy-Smith në një intervistë ekskluzive në Info Magazine në Klan Kosova ka thënë se janë deputetët që e kanë votuar Specialen ata që duhet të japin përgjigje për këtë dhe nëse kjo do t’i shërbejë për të mirë Kosovës.

“Vetëm deputetët mund të japin përgjigje se pse e kanë marrë këtë vendim, mirëpo kushdo që është anëtar i qeverisë dhe legjislator i përgjegjshëm, duhet ta shqyrtojë nëse ligji që kanë kaluar për vendin e tyre, do të jetë fitimprurës për vendin e tyre”.