Guvernatori Mehmeti takoi përfaqësuesit e Bankës Botërore

12.03.2019 14:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Guvernatori Mehmeti takoi përfaqësuesit e Bankës Botërore

 

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka takuar përfaqësuesit e Bankës Botërore, të cilët po qëndrojnë në vizitë në Kosovë.

Guvernatori Mehmeti ka informuar zyrtarët e këtij institucioni për gjendjen në sistemin financiar dhe ka falënderuar përfaqësuesit e BB-së për përkrahjen e vazhdueshme, që kanë dhënë dhe po japin për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, Guvernatori Mehmeti ka deklaruar se sistemi financiar në Republikën e Kosovës ka pasur zhvillime pozitive, ku asetet e sistemit financiar kanë shënuar rritje vjetore prej 6.9%, ndërsa kreditimi bankar ka shënuar rritje vjetore prej rreth 11%, normat e interesit në kredi kanë zbritur në 6.3%, ndërsa norma e kredive joperformuese ka shënuar rënie në 2.7%.

Guvernatori Mehmeti i njoftoi përfaqësuesit e BB-së lidhur me zhvillimet pozitive në sektorët tjerë, si sektori i sigurimeve, pensioneve dhe ai i institucioneve mikrofinanciare dhe financiare jobankare.

Gjithashtu, Guvernatori Mehmeti i njoftoi përfaqësuesit e Bankës Botërore lidhur projektin në proces që ka të bëjë me Kornizën Operacionale për Menaxhimin e Krizave dhe shprehu gatishmërinë e BQK-së për bashkëpunim me ekipin e Bankës Botërore për të finalizuar me sukses këtë projekt.

Përfaqësuesit e BB-së të kryesuar nga Miquel Dijkman, Kordinator i Zyrës Regjinale të Bankës Botërore – FINSAC në Vjenë, falënderuan Guvernatorin e BQK-së, Fehmi Mehmeti për bashkëpunimin e vazhdueshëm, si dhe diskutuan për mënyrat e rritjes së mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet BB-së dhe BQK-së./Infosot/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Hoti: S’do të ketë përplasje mes meje e Thaçit për dialogun

Hoti: S’do të ketë përplasje mes meje e Thaçit për dialogun

Suedia, rekord rastesh me koronavirus

Suedia, rekord rastesh me koronavirus

Vetëvendosje do ta dërgojë Thaçin në Kushtetuese përsëri – për votën e Haxhi Shalës

Vetëvendosje do ta dërgojë Thaçin në Kushtetuese përsëri – për votën e Haxhi Shalës

Thaçi: Do të largohem plotësisht nga politika, dikush do të gëzohet

Thaçi: Do të largohem plotësisht nga politika, dikush do të gëzohet

Koronavirusi rikthehet në Gjakovë pas afro dy muajve

Koronavirusi rikthehet në Gjakovë pas afro dy muajve

Prishtina prin me raste të reja të koronavrusit

Prishtina prin me raste të reja të koronavrusit

Gjenerali amerikan kërkon falje për fotografinë me Trumpin

Gjenerali amerikan kërkon falje për fotografinë me Trumpin

Komisioni Europian kërkon hapjen e kufijve të BE-së me Ballkanin që me 1 korrik

Komisioni Europian kërkon hapjen e kufijve të BE-së me Ballkanin që me 1 korrik

Koronavirusi në Itali: Kryeministri Conte do të merret në pyetje nga prokuroria

Koronavirusi në Itali: Kryeministri Conte do të merret në pyetje nga prokuroria

Hoti takoi koordinatoren e UNDP-së, Ulrika Richardson

Hoti takoi koordinatoren e UNDP-së, Ulrika Richardson

Vuçiq mesazh ndërkombëtarëve: I gatshëm të bisedojë me Kosovën pa vendosur afate, njohja s’është në agjendë

Vuçiq mesazh ndërkombëtarëve: I gatshëm të bisedojë me Kosovën pa vendosur afate, njohja s’është në agjendë

​Gashi: Mosvotimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nga Vetëvendosje, i çuditshëm

​Gashi: Mosvotimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nga Vetëvendosje, i çuditshëm

Qeveria e Maqedonisë së Veriut kërkon zgjedhje më 5 korrik, opozita pa qëndrim

Qeveria e Maqedonisë së Veriut kërkon zgjedhje më 5 korrik, opozita pa qëndrim

​Supremja miraton udhëzim kundër dhunës në familje

​Supremja miraton udhëzim kundër dhunës në familje

Policia deklarohet për tubimin e VV’së nesër në shesh

Policia deklarohet për tubimin e VV’së nesër në shesh

Shtyhen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Veri

Shtyhen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Veri