Guvernatori Mehmeti për Infosot: Mbrojtja e konsumatorëve, fokus kryesor i BQK-së

31.12.2018 12:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Guvernatori Mehmeti për Infosot: Mbrojtja e konsumatorëve, fokus kryesor i BQK-së

Banka Qendrore e Kosovës në vitin 2019 pritet të rris angazhimin e saj në një numër fushash, duke filluar nga rritja e angazhimit me qëllim të mbrotjes edhe më të madhe të të drejtave të shfrytëzuesve të shërbimeve financiare, ku numri i ankesave të qytetarëve ka shënuar rritje. Në intervistën ekskluzive për InfoSot, Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti ka treguar edhe planet për ndryshimin e ligjit për bankat, për institucioneve mikrofinanciare dhe institucioneve financiare jobankare, si dhe për funksionimin e bankave ilegale dhe për plackitjen e bankave.

Infosot: Si do të funksionojnë Fondet Investive?

Mehmeti: Me qëllim të zgjerimit të ndërmjetësimit financiar dhe zbatimit të kërkesave që dalin nga legjislacioni në fuqi, ne kemi përpiluar draft-rregulloren për fondet investive, e cila përcakton kushtet, kërkesat, procedurat dhe afatet që duhet ndjekur për licencimin e shoqërive të investimeve kolektive dhe shoqërive menaxhuese.

Me qëllim të rregullimit dhe mbikëqyrjes sa më adekuate të fondeve investive, të harmonizimit me Direktivat Evropiane dhe zbatimit të praktikave më të mira ndërkombëtare, ne kemi dërguar draft-rregulloren për t’u rishikuar dhe komentuar nga ana e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe pas pranimit të komenteve të tyre, BQK-ja do të bëjë korrigjimet eventuale sipas kërkesës së FMN-së.

Infosot: Sa do t’i kushtoj` BQK-së Qendra për Procesimin e të Dhënave?

Mehmeti: BQK-ja është në proces të studimit të fizibilitetit për krijimin e qendrës procesuese të të dhënave. Ky studim ka për qëllim eksplorimin e të gjitha opsioneve të mundshme rreth krijimi të një qendre të procesimit, duke përfshirë edhe kostot e mundshme dhe opsionet për bartësit e kostove për zhvillimin e një qendre të tillë.

Infosot: Në media është raportuar që një bankë kosovare po i mban të dhënat e klientëve te një kompani ruse, a ka ndërmarrë ndonjë veprim BQK-ja që të dhënat e klientëve të mos abuzohen?

Mehmeti:BQK-ja nuk është në dijeni të ndonjë rasti të abuzimit me të dhënat e klientëve. BQK-ja do të marrë të gjitha masat në kuadër të kompetencave të saj për çdo rast të mundshëm të abuzimit me të dhënat e klientëve dhe sigurisht se edhe autoritetet tjera përgjegjëse për zbatimin e ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale do t’i marrin masat e nevojshme në kuadër të përgjegjësive të tyre. Për sa i përket procesimit të kartelave të klientëve, bankat janë të lira të zgjedhin kompanitë partnere me të cilat bëjnë marrëveshje për kryerjen e këtyre shërbimeve. 

Infosot: Çka do të përfitoj` BQK nga memorandumi i nënshkruar me BQE-në?

Mehmeti: Në nëntor të këtij viti, BQK-ja ka nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit me Bankën Qendrore Evropiane. Ky memorandum përveç tjerash ka për qëllim thellimin e marrëdhënieve mes dy institucioneve rregulluese të sistemit bankar, rritjen e bashkëpunimit me qëllim të shkëmbimit të informacioneve, bashkëpunimin lidhur me mbikëqyrjen në vend, të ekzaminimeve dhe çështje tjera. Pra, me këtë memorandum forcohet edhe më tej lidhja mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, ndërsa neve si BQK do të na ndihmojë shumë që të ecim përpara me përmbushjen e të gjitha detyrimeve që paraqiten në procesin e integrimit evropian.

Infosot: Çka po ndodh me ndryshimin e ligjit për bankat?

Mehmeti:Ligji për bankat është në proces të amandamentimit dhe presim që gjatë vitit të ardhshëm ky Ligj të kalojë në procedurat ligjore të aprovimit nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës.Me amandamentimin e Ligjit për bankat, BQK-ja ka për synim harmonizimin e mëtejmë me Direktivat e Bashkimit Evropian, Parimet e Baselit dhe praktikat më të mira ndërkombëtare në këtë fushë.

Infosot: Çka po ndodh me ndryshimin e ligjit për IFJB-të?

Mehmeti: Sektori i institucioneve mikrofinanciare dhe institucioneve financiare jobankare është komponentë mjaft e rëndësishme e sistemit financiar të vendit. Ky sektor edhe gjatë vitit 2018, ka përshpejtuar ritmin e kreditimit duke u shndërruar në një sektor që çdo ditë e më tepër po i kontribuon rritjes së konkurrencës në tregun e kredisë dhe po shërben si sektor plotësues i sektorit bankar në kreditimin e ekonomisë. Sikurse jeni në dijeni, Ligji për institucionetmikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare është në proces të shqyrtimit në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që të sigurojë funksionimin e të gjitha institucioneve financiare, që operojnë në vend në përputhje me rregullat dhe ligjet në fuqi dhe posedon të gjitha kapacitetet e nevojshme për të zbatuar të gjitha kërkesat ligjore, që mund të dalin nga Kuvendi i Kosovës lidhur me aktivitetin e institucioneve financiare.

Infosot: Cilat veprime do t’i ndërmarrë BQK-ja për mbylljen e bankave ilegale që funksionojnë në veri?

Mehmeti: Sipas Ligjit nr. 04/L-093 për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare, BQK-ja ka përgjegjësi ekskluzive për dhënien e licencave për të gjitha bankat dhe regjistrimin e të gjitha institucioneve mikrofinanciare dhe institucioneve financiare jobankare. Njëkohësisht, sipas të njëjtit Ligj, asnjë bankë e huaj nuk lejohet të angazhohet në veprimtari bankare në Kosovë përveç nëse banka e huaj ka marrë një licencë të lëshuar nga BQK-ja për të ushtruar një veprimtari të tillë nëpërmjet një dege në Kosovë apo ka themeluar një bankë të varur në Kosovë për të cilën BQK-ja ka lëshuar licencë.BQK-ja ka informuar institucionet relevante për dyshimet lidhur me funksionimin ilegal të tyre dhe do të bëjmë përpjekje që në bashkëpunim me këto institucione, të gjejmë një mënyrë të përshtatshme për t’ua ndërprerë aktivitetin ilegal të tyre.

Infosot: Çka ka dalë në takimin e fundit të mbajtur me ministrin e brendshëm dhe policinë rreth rasteve të shumta të plaçkitjes së bankave?

Mehmeti: Në fillim të muajit dhjetor është zhvilluar një takim me organet e sigurisë në të cilin u diskutua për shqetësimet rreth dukurisë së plaçkitjes së bankave në Kosovë. Të gjithë përfaqësuesit e institucioneve pjesëmarrëse në këtë takim shprehën gatishmërinë për të ndërmarrë masat e nevojshme me qëllim të rritjes së nivelit të sigurisë dhe u pajtuan rreth masave konkrete për të rritur bashkëpunimin ndërinstitucional në këtë fushë.

Infosot: Çfarë veprimesh do të ndërmarrë  BQK-ja për rritjen e kujdesit në mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve?

Gjatë viteve të fundit, BQK-ja ka rritur angazhimin e saj në funksion të mbrojtjes së të drejtave të shfrytëzuesve të shërbimeve financiare, duke i shërbyer kështu në mënyrë të drejtpërdrejtë mbrojtjes së interesit të publikut. Në këtë kontekst, BQK-ja ka ndërmarrë veprime përmes programeve të edukimit financiar dhe materialeve tjera të publikuara me qëllim të rritjes së aftësisë së konsumatorëve të shërbimeve financiare që në mënyrë aktive të mbrojnë të drejta e tyre, me qëllim të rritjes së besimit të tyre në funksionimin e drejtë të tregut financiar në vend. BQK-ja mbetet e përkushtuar që zhvillimi i institucioneve financiare të bëhet në përputhje të plotë me parimet e mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve dhe në këtë aspekt, ne jemi të vendosur që të rritim edhe më tutje angazhimin tonë në mbrojtje të të drejtave të shfrytëzuesve të shërbimeve financiare.Vlen të përmendet se deri më 19 dhjetor 2018 numri i ankesave të shfrytëzuesve të shërbimeve financiare në BQK është 895, prej të cilave 510 ankesa kanë qenë të adresuara për banka, IMF dhe IFJB dhe fonde pensionale, ndërkaq 385 ankesa kanë qenë për sektorin e sigurimeve.

Infosot: Sa parashihet të jetë rritja ekonomike këtë vit dhe vitin e ardhshëm?

Mehmeti: Vlerësimet preliminare sugjerojnë se ekonomia e vendit gjatë vitit 2018 shënoi një normë reale të rritjes prej rreth 4%, e mbështetur kryesisht nga rritja e kërkesës së brendshme, përderisa thellimi i deficitit tregtar kishte ndikim negativ në normën e rritjes. Në kuadër të faktorëve me ndikimin më të rëndësishëm në financimin e rritjes ekonomike ishin përshpejtimi i rritjes së kreditimit për sektorin privat, rritja e shpenzimeve publike, si dhe rritja e remitencave të cilat deri në muajin shtator arritën vlerën 587.9 milionë euro e cila është për 6.1% më e lartë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.Ritëm të ngjashëm të rritjes ekonomike, sipas parashikimeve të BQK-së, ekonomia e Kosovës pritet të ketë edhe gjatë vitit të ardhshëm ku norma reale e rritjes pritet të jetë rreth 4.2%

Infosot: Cilat do të jenë planet e BQK-së për vitin 2019?

Mehmeti: Ligji për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës qartazi përcakton objektivat e BQK-së, prandaj edhe synimet tona janë të orientuara drejt zhvillimit të mëtejmë të të gjitha kapaciteteve të saj për të siguruar realizimin sa më të suksesshëm të këtyre objektivave. Në kuadër të kësaj, synimi ynë kryesor është që BQK-ja, ta forcojë edhe më tutje rolin e saj për t’i siguruar ekonomisë së vendit një sektor financiar të qëndrueshëm dhe me rol edhe më të madh në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit. Këtë synojmë ta arrijmë duke zhvilluar një politikë të shëndoshë të licencimit të institucioneve financiare  e cila, duke shtuar numrin e institucioneve financiare kredibile që operojnë në tregun tonë, do të mundësojë krijimin e kushteve për rritje të mëtejme të konkurrencës dhe zhvillim të qëndrueshëm të sistemit financiar të vendit. Zhvillimi i vazhdueshëm i funksionit rregullativ të BQK-së do të vazhdojë të jetë prioritet i rëndësishëm, me çka synojmë t’i përgjigjemi në mënyrë adekuate evoluimit të nevojave rregullative në sistemin financiar, si dhe t’i paraprijmë zhvillimeve të pritshme në këtë sistem në mënyrë që korniza rregullative të mos bëhet pengesë, por të ketë rol të rëndësishëm lehtësues në zhvillimin e sistemit financiar. Aktiviteti mbikëqyrës do të fuqizohet edhe më tepër, për t’u siguruar se veprimtaria e institucioneve financiare në Kosovë zhvillohet në përputhje të plotë me ligjet dhe rregulloret në fuqi. Zhvillimi i shpejtë i industrisë financiare në nivel global paraqet sfidë të vazhdueshme për rregullatorët, prandaj ne jemi shumë të përkushtuar që të ndjekim këto zhvillime me një shkallë të lartë të proaktivitetit.Vëmendje të madhe do t’i kushtojmë edhe funksioneve tjera të BQK-së, të cilat po ashtu kanë një rëndësi të madhe për mbështetjen e zhvillimit të sistemit financiar dhe ekonomisë së vendit në përgjithësi. Ne do të vazhdojmë ta avancojmë infrastrukturën të cilën ia ofrojmë sistemit financiar dhe ekonomisë së vendit, përfshirë sistemin e pagesave, operacionet e furnizimit me para të gatshme dhe regjistrin e kredive, duke mundësuar kështu rritjen e efikasitetit në ekonomi.Aktiviteti analitik dhe kërkimor, së bashku me aktivitetin e përpilimit të statistikave, do të pasurohen më tutje për të rritur informimin e publikut dhe institucioneve vendimmarrëse mbi zhvillimet ekonomike e financiare në vendin tonë. Në këtë mënyrë, ne do të përpiqemi të japim kontribut të rëndësishëm në lehtësimin dhe përmirësimin e vendimmarrjes ekonomike në Kosovë.

Përmes këtyre aktiviteteve, ne synojmë ta zhvillojmë më tutje institucionin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe me këtë të kontribuojmë në zhvillimin e qëndrueshëm të sistemit financiar dhe ekonomisë së vendit në përgjithësi. Këtë synojmë ta arrijmë duke u bazuar në partneritetin e fuqishëm me të gjitha institucionet financiare që operojnë në Kosovë dhe me një bashkëpunim të vazhdueshëm dhe konstruktiv me të gjitha institucionet vendore e ndërkombëtare.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Quni: Ushtria serbe dje është nisur në drejtim të Kosovës, por ka ndërhyrë menjëherë NATO

Quni: Ushtria serbe dje është nisur në drejtim të Kosovës, por ka ndërhyrë menjëherë NATO

Haradinaj: Ata që janë kundër taksës, mund të largohen nga Qeveria

Haradinaj: Ata që janë kundër taksës, mund të largohen nga Qeveria

Çelaj: Zëvendësministra shumë, por s’do të thotë se s’janë produktivë

Çelaj: Zëvendësministra shumë, por s’do të thotë se s’janë produktivë

19 mijë shqiptarë kërkuan azil në BE në vitin 2018

19 mijë shqiptarë kërkuan azil në BE në vitin 2018

Thaçi: Nëse vazhdon dialogu, Serbia do të detyrohet që ta njohë Kosovën

Thaçi: Nëse vazhdon dialogu, Serbia do të detyrohet që ta njohë Kosovën

Largohet një ilaç i ngjashëm me Viagra’n nga tregu kosovar

Largohet një ilaç i ngjashëm me Viagra’n nga tregu kosovar

Haradinaj: PDK-ja të mos më çojë selame, nëse i prishi raportet me Amerikën – unë dorëhiqem

Haradinaj: PDK-ja të mos më çojë selame, nëse i prishi raportet me Amerikën – unë dorëhiqem

Policia me aksion bastisjeje në Drenas, pas grabitjes së armatosur

Policia me aksion bastisjeje në Drenas, pas grabitjes së armatosur

Hoxhaj falënderon NATO’n për mbështetjen ndaj ushtrisë së Kosovës

Hoxhaj falënderon NATO’n për mbështetjen ndaj ushtrisë së Kosovës

Raporti i DASH-it, Ymeri: Kosova është kapur dhe korruptuar

Raporti i DASH-it, Ymeri: Kosova është kapur dhe korruptuar

Kurti: Vuçiqi s’do që të hiqet taksa që të vazhdojë dialogu, por pazari me Thaçin

Kurti: Vuçiqi s’do që të hiqet taksa që të vazhdojë dialogu, por pazari me Thaçin

Parlamenti britanik kundërshton një referendum të ri për Brexit-in

Parlamenti britanik kundërshton një referendum të ri për Brexit-in

Apostolova: Liderët ta bindin BE-në për vizat, nepotizmi politik nuk bën të mbizotërojë

Apostolova: Liderët ta bindin BE-në për vizat, nepotizmi politik nuk bën të mbizotërojë

Ndihma e parë financiare në vlerë prej pesë milionë euro për Trepçën si shoqëri aksionare

Ndihma e parë financiare në vlerë prej pesë milionë euro për Trepçën si shoqëri aksionare

Hoti reagon ndaj Daçiqit: Këto kërcënime janë boshe, BE-ja duhet të reagojë

Hoti reagon ndaj Daçiqit: Këto kërcënime janë boshe, BE-ja duhet të reagojë

Apostolova: Çështja e Demarkacionit ndikoi në vonesën e liberalizimit të vizave

Apostolova: Çështja e Demarkacionit ndikoi në vonesën e liberalizimit të vizave