Guvernatori Mehmeti ndau certifikatat për studentët që përfunduan programin e praktikës në BQK

E publikuar: 13/12/2018 14:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ndau certifikatat për studentët të universiteteve dhe kolegjeve që përfunduan me sukses programin e praktikës për vitin 2018 në BQK.

Guvernatori Mehmeti përgëzoi studentët për punën e tyre të bërë, duke i inkurajuar që të vazhdojnë angazhimin e tyre.

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës do të vazhdoj të mbështes këtë program, duke iu ofruar mundësinë të gjithë studentëve që të mësojnë për praktikat më të mira ndërkombëtare. Organizimi i kësaj praktike tradicionale ka për qëllim t’u mundësoj studentëve lidhjen midis njohurive teorike të fituara gjatë studimeve dhe punës praktike në institucionet publike të pavarura”, tha Guvernatori Mehmeti.

Nga ana tjetër, studentët kanë falënderuar gjithë stafin e BQK-së, për gatishmërinë që t’u ndihmojnë në kryerjen me sukses të praktikës.

Programi i praktikës për studentë i ofruar nga BQK-ja zgjatë një muaj dhe e veçanta e këtij viti ishte pjesëmarrja e studentëve nga Gjermania dhe Italia.

Objektivi kryesor i këtij programi është që me studentët e përzgjedhur të ndahen përvojat e stafit të BQK-së dhe të realizohen projekte konkrete, ndërsa përzgjedhja e kandidatëve të suksesshëm bëhet duke marr parasysh rezultatet e tyre në studime dhe shkallën e motivimit për të bërë praktikë profesionale në BQK.

Gjatë praktikës, studentet e përzgjedhur janëvendosur nëpër njësi organizative të caktuara të BQK-së dhe kanë punuar nënudhëzimet e mbikëqyrësve të njësive përkatëse./Infosot/