Guvernatori i Bankë së Anglisë: Monedhat kriptografike, një dështim

E publikuar: 02/03/2018 12:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Monedhat kriptografike janë duke dështuar si para dhe kanë shfaqur shenja klasike të një flluske financiare u shpreh Guvernatori i Bankës së Anglisë i cili bëri thirrje për mbrojtjen e konsumatorëve.

Ai nuk kërkoi ndalimin e tyre si bitcoin por tha se duhet të rregullohet ashtu si çdo instrument tjetër financiare he theksoi se nuk mund të përdoren efektivisht si monedhat tradicionale.

“Monedhat kriptografike sillen si para vetëm për disa njerëz dhe kanë shtrirje të kufizuar dhe vetëm paralelisht me monedhat tradicionale. Me fjalë të tjera, ata po dështojnë,” tha Mark Carney.

Kjo nuk është hera e parë që Carney hedh dyshime mbi monedhat kriptografike.

Ai tha se aktualisht nuk përbëjnë rrezik për stabilitetin financiar të Britanisë por për atë të investitorëve po.

Vlera e bitcoin ka rënë ndjeshëm që nga Dhjetori kur arri rekordin në mbi 20,000 dollarë.

Megjithatë është teknologjia që fshihet pas tij që ka tërhequr vëmendjen e sistemeve bankare. /PCWorld Albanian