Guns N’ Roses së shpejti me një album të ri

E publikuar: 22/12/2018 08:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Grupi i njohur, Guns N’ Roses kanë paralajmëruar albumin e ri.

Albumi i ri i grupit “Guns N’ Roses” është në përgatitje e sipër që pritet të publikohet së shpejti sipas kitaristit, Richard Fortus.

Gjatë performancës së grupit në Hawai, Axl Rose la të kuptohet se janë duke punuar në albumin e ri.

“Ne nuk mund të bëjmë plane për të ardhmen derisa të mos e bëjmë, apo jo? Kur ta mbarojmë, mund të shkojmë tutje”, shprehet Rose.

Në një intervistë për radio stacionin KSHE, Fortus ka konfirmuar se grupi po punon në një album të ri.

Fortus tha: “Ne do të përpiqemi të bëjmë një rekord tjetër dhe ta nxjerrim atë së shpejti”.