Gunes dërgohet në spital, gjithçka nisi nga Pepe, këto janë momentet e përleshjes (Video/Foto)

E publikuar: 19/04/2018 23:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Derbi turk mes, Fenerbahçes dhe Besiktasit e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Turqisë është ndërprerë. Ishte minuta e 56’të ku tifozët vendas goditën në kokë trajnerin e Besiktasit, Senol Gunes, shkruan IndeksOnline.

U pritën minuta të zjarrta në këtë duel, por jo bash të eskalohet situata në këtë mënyrë. Qysh në minutën e 30’të, ndeshja mori një kahje tjetër, pasi ish-lojtari i Real Madridit, Pepe u ndëshkua me karton të kuq, për shkak të një ndërhyrje brutale.

Tifozët e Fenerbahçes ishin të revoltuar nga fillimi i ndeshjes, duke fyer lojtarët e Besiktasti në çdo minutë. Madje ata gjithmonë tentuan t’i lëndonin lojtarët duke hedhur gjësende në fushë.

Në minutën e 56’të, trajneri i Besiktasit u godit nga tifozët e Fenerit, dhe me që rast është dërguar në spital, kurse ndeshja është anuluar.

Për këtë takim pritet të vendoset nga Federata e Futbollit të Turqisë, e cila ka caktuar takim zyrtar të mërkurën dhe me shumë gjasa fituesi do të zgjedhet në tavolinë.

Kujtojmë që përveç trajnerit, Gunel, të lënduar mbetën edhe disa persona tjerë të stafit të Besiktasit./IndeksOnline/