Gucati: Thaçi do të dalë i pafajshëm

E publikuar: 08/07/2020 20:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të dalë i pafajshëm përballë akuzave të pabaza që po i bëhen nga Gjykata Speciale, pasi lufta e lavdishme e UÇK-së kishte karakter çlirimtar kundrejt okupatorit të egër serb.
Pasi kreu i vendit bëri sot të ditur se të hënën do të udhëtojë në Hagë si i ftuar për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale, kryetari i OVL të UÇK-së thotë se nuk ka asnjë gjykatë që mund të gjykojë luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftëtarëve të saj./kp/
Postimi i plotë:

Asnjëherë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk janë frikësuar dhe nuk kanë ngurruar të përballen me drejtësinë si atë vendore por edhe ndërkombëtare, si gjithë luftëtarët e tjerë edhe presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi do të dalë i pafajshëm kundër akuzave të pabaza dhe të paqena që po iu bëhen atij dhe shumë ish luftëtarëve të UÇK-së, ne kemi qenë viktima dhe kemi bërë luftën tonë për liri atë edhe çka na ka takuar të luftojmë për atdheun tonë të dashur, Hashim Thaçi një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një ndër shembujt e rrallë në botë me bashkëluftëtarët të shumtë të UÇK-së që i treguan botës se si luftohet dhe mbrohet atdheu nga një armik barbar të cilët përdorën çdo mjet të dhunës për të na persekutuar dhe shfarosur nga toka jonë Kosova, të gjithë shqiptarët ku do që janë ndihen krenar me ju Hashim Thaçi dhe me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për luftën e bërë për shtetin e Kosovës, nuk ka asnjë gjykatë që mund të gjykojë luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të luftëtareve të saj! HG