Gucati: Gjykata Speciale është e papranueshme e njëanshme dhe e dyshimtë

E publikuar: 09/07/2020 12:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetar i Organizatës se Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, gjatë protestës së veteranëve ka thënë se ka thënë se Gjykata Speciale është e papranueshme e njëanshme dhe e dyshimtë.

“Ju që keni ardhur këtu duke rrezikuar edhe jetën tuaj, për të kundërshtuar një padrejtësi të madhe që po i bëhet UÇK-së, veteran, invalid, familjar të dëshmorëve. Jemi mbledhur për t’i kundërshtuar akuzat e padrejta që po i bëhen UÇK-së tash e 20 vite me radhë….Veprimi i prokurorit është i pa drejtë, kjo Gjykatë është e pa pranueshme e një anshme dhe e dyshimtë”, tha ai.

“Ashtu siç dolëm fitimtarë në Hagë e në shumë procese, do të triumfojmë edhe në këto gjyqe.. Luftën e UÇK-së nuk mund ta cenojë askush”, ka thënë Gucati./kp/infosot/