Guardiola zbulon ambicien: Dua ta drejtojë Kombëtaren e Spanjës

E publikuar: 30/09/2017 23:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka pranuar se dëshiron që në të ardhmen të trajnojë kombëtaren e Spanjës.

46-vjeçari, një ish-reprezentues spanjoll gëzon karrierë të madhe me shumë trofe të fituar me skuadrën e Barcelonës dhe Bayern Munich, dhe tani po kërkon të bëjë të njëjtën gjë në Angli te Manchester City.

Por, trajneri spanjoll nuk mendon të trajnoj vetëm skuadra, por dëshiron të jetë edhe trajner i kombëtareve.

Guardiola ka pranuar se është gjithashtu i etur për të testuar aftësitë e tij në nivel ndërkombëtar, duke drejtuar një ekip kombëtar.

Spanjolli këtë e ka treguar gjatë një interviste për mediumin e madh britanik BBC, ku ka pohuar një gjë të tillë për kombëtaren e Spanjës.

“Po, mendoj Spanjën”, është përgjigjur fillimisht Guardiola për BBC, kur u pyet nëse ai do të donte të merrte përgjegjësinë për një ekip kombëtar.

Guardiola gjatë intervistës së tij për BBC

“Dua të jem një menaxher në Kupën e Botës dhe Kupën Evropiane (Kampionatin Evropian), do të doja ta ndjeja këtë”, përfundoi trajneri spanjoll.

Në rast zyrtarizimi si trajner i Spanjës, Guardiola do takohej me ish-lojtar të tij si Gerard Pique, Sergio Busquets, Andres Iniesta dhe Thiago Alcantara. /Telegrafi/