Guardiola sulmon Mourinhon për stilin e lojës, lavdëron Tottenhamin dhe Chelsean

E publikuar: 15/12/2017 12:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Menaxheri i Manchester City, Pep Guardiola, duket se ka kritikuar homologun e tij nga Manchester Unitedi, Jose Mourinho, pasi ai vlerësoi Tottenhamin dhe Chelsean.

City po fluturon me 11 pikë dallim në krye të Ligës Premier, pasi fituan 16 nga 17 ndeshjet e kampioantit, duke përfshirë edhe derbin e së dielës ndaj Unitedit në Old Trafford.

Guardiola e prit gjithashtu Tottenhamin të shtunë (nesër) dhe një fitore tjetër do t’i vinte 21 pikë përpara Spurs.

Megjithatë, trajneri spanjoll, për dallim nga Unitedi i Mourinhos, ka lëvdata për futbollin që luan Tottenhami i Mauricio Pochettinos dhe Chelsea.

Mourinho dhe Guardiola kanë rivalitet të madh që nga koha e El Clasicos (Getty Images)

“Tottenhami mendoj se është, së bashku me Chelsean, skuadra më e mirë për të luajtur futboll”, ka thënë fillimisht Guardiola për The Mirror.

“Ata nuk presin që të tjerët të luajnë, ata duan të bëjnë lojën e tyre dhe është një tjetër provë e mahnitshme për ne tri ditë pasi luajtëm në Swansea”.

“Pas kësaj, ne kemi Leicesterin në Kupën Carabao. Nuk ka shumë kohë për rikuperua, por jemi gati të përballemi me Tottenhamin dhe të mbajmë atë nivel që treguam në periudhën e fundit”, përfundoi spanjolli.

City ka shënuar 52 gola në 17 ndeshje të ligës këtë sezon, duke fituar lëvdata për stilin e tyre, ndërsa Unitedi i Mourinhos janë kritikuar për qëndrimin e tyre edhe përkundër pozitës së dytë. /Telegrafi/