Guardiola: Real Madridi ka humbur shumë me shitjen e Ronaldos, Barcelona ka përparësi në El Clasico   

E publikuar: 28/10/2018 03:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, beson se Real Madridi ka humbur shumë nga shitja e të ‘pazëvendësueshmit’ Cristiano Ronaldo dhe beson se Blaugranët janë favoritë për të fituar El Clasicon.

El Clasico e radhës zhvillohet nesër (e diel) nga ora 16:15 në Camp Nou dhe ish-trajneri i Barcelonës, Guardiola beson se katalunasit kanë paksa përparësi në këtë ndeshjes pasi Real Madridi ka humbur shumë nga shitja e Ronaldos te Juventusi.

“Madrid e filloi mirë sezonin. Ata kanë rënë kohëve të fundit, por do të jenë lartë në fund të sezonit”, ka thënë fillimisht Guardiola për Univision Deportes.

“Futbolli spanjoll ka qenë me fat që të ketë dy lojtarë të pabesueshëm si Ronaldo dhe Messi në dekadën e fundit, dhe kjo ka ndihmuar në rritjen e futbollit spanjoll”.

Ronaldo dhe Guardiola gjatë një prej El Clasicove të kaluara

“Derbi i tillë është i veçantë, nuk ka favoritë. Sidoqoftë, Barcelona luan në shtëpi dhe gjithmonë ka një përparësi”.

“Me ose pa Ronaldon, Real Madridi është një ekip i madh, por ata kanë humbur shumë, 50 ose 60 gola nga ai”.

“Ai është një lojtar i pabesueshëm, jo ​​vetëm për golat e tij, por edhe asistimet e tij në momente të rëndësishme”.

“Ai është i pazëvendësueshëm”, përfundoi trajneri spanjoll i Manchester Cityt. /Telegrafi/