Guardiola: Nuk do të drejtoj kurrë Realin

E publikuar: 28/10/2016 20:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Kam për të qenë gjithnjë i Barcelonës dhe nuk kam për të trajnuar asnjëherë Real Madridin. Sigurisht që edhe Realit nuk i interesoj unë”.

Janë këto fjalë të thëna nga vetë Pep Guardiola. Në një konferencë përpara ndeshjes me West Bromwich në Premier League, Guardiola i është përgjigjur një referimi të merkatos, të zbuluar pak ditë më parë, ku thuhej se trajneri aktual i Manachester City është tentuar nga klubi madrilen pasi u shkarkua Benitez.

Guardiola, një katalanas i lindur, karrierën e tij e ka të bashkëlidhur me klubin e Barcelonës, ku u rrit dhe u formua, por sigurisht fitoi edhe trofetë më të rëndësishëm të karrierës së tij.