Guardiola nuk përjashton mundësinë e përforcimeve në janar

E publikuar: 23/12/2016 17:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola nuk e ka përjashtuar mundësinë që në afatin kalimtar të janarit të transferojë ndonjë lojtar, përkundër që është shprehur i kënaqur me skuadrën aktuale.
“Deri më tani jam i kënaqur me atë që kemi, dhe kam besim në lojtarët që kam. Nuk e mohoj se ndoshta do të shikojmë për ndonjë, nuk po e them këtë, por momentalisht mendoj se nuk do të përforcohemi. Lojtarët, me kualitetin që kanë, duhet të jenë të aftë që të bindin vetveten dhe të nxjerrin në pahë kualitetin e tyre të plotë, kjo është ajo që ata duhet të bëjnë”, është shprehur Guardiola, raporton ITV, transmeton Koha.net.
Në afatin kalimtar të verës Guardiola kishte shpenzuar 170 milionë funta në transferimin e lojtarëve.