Guardiola: Nuk kam probleme me Sarrin, fola me Zolan

11.02.2019 03:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Guardiola: Nuk kam probleme me Sarrin, fola me Zolan

Manchester City e mposhti Chelseat me rezultat 6-0 në derbin e javës në Ligën Premier dhe kjo e nervozoi shumë trajnerin Maurizio Sarri.

Italiani në fund të ndeshjes nuk ia dha dorën Pep Guardiolas, por këtë e arsyetoi duke thënë se nuk e ka parë spanjollin.

Trajneri i Cityt e komentoi gjithë këtë në konferencën për media pas ndeshjes, ai tregoi se ka folur me asistentin e Sarrit, Gianfranco Zola, dhe se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Dyshja para fillimit të ndeshjes (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

“Fola me Zolan, Sarri nuk më ka parë. Unë kam raporte të mira me atë, nuk ka ndonjë problem”, ka thënë Guardiola.

Më pas spanjolli vazhdoi të flas për projektin e Sarrit te Chelseat dhe për atë se çfarë italiani po tentojë të sjellë te Blutë.

“Unë e di se çfarë dëshiron ai, ky futboll gjithmonë na ndihmon të bëhemi më të mirë. Ata dëshirojnë të tentojnë të bëjnë, na kanë mundur në Stamford Bridge”.

“Njerëzit nuk e kuptojnë se sa e vështirë është të bëhet diçka. Njerëzit presin rezultate të menjëhershme, ai ka nevojë për kohë. Duhet besimi i pronarëve”.

“Sot ishim shumë të mirë dhe ja pse fituam”, ka shtuar për fund spanjolli.

Pas kësaj fitore Man City renditet i pari në Ligën Premier me pikë të barabarta me Liverpoolin, por me një ndeshje më shumë se Reds. Skuadra e Jurgen Klopp në xhiron e radhës luan kundër Manchester Unitedit, ndërsa City ndaj West Hamit. /Telegrafi/


Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Revolucion tek Vushtrria, klubi hapë konkurs pune për 28 pozita

Revolucion tek Vushtrria, klubi hapë konkurs pune për 28 pozita

Ronaldos s’i interesojnë rekordet e veta: Rëndësi kanë fitoret e Juventusit

Ronaldos s’i interesojnë rekordet e veta: Rëndësi kanë fitoret e Juventusit

5 këshilla për të gjetur karrierën e duhur

5 këshilla për të gjetur karrierën e duhur

Tetë vjet nga vdekja e poetit Ali Podrimja

Tetë vjet nga vdekja e poetit Ali Podrimja

Dyshime për ndeshje të kurdisura në futbollin kosovar

Dyshime për ndeshje të kurdisura në futbollin kosovar

Dua Lipa sulmohet me komente nga nacionalistët serbë pas postimit të fundit, Pacolli i del në krah

Dua Lipa sulmohet me komente nga nacionalistët serbë pas postimit të fundit, Pacolli i del në krah

Bale e pranon haptazi, shkaku i parave po qëndron në Real Madrid

Bale e pranon haptazi, shkaku i parave po qëndron në Real Madrid

Askush si Lionel Messi

Askush si Lionel Messi

Nisin hetimet ndaj TikTok në Australi

Nisin hetimet ndaj TikTok në Australi

Zidane e shpjegon pse Bale dhe James munguan kundër Leganes

Zidane e shpjegon pse Bale dhe James munguan kundër Leganes

​Zbulohet bakteri që ushqehet me metale

​Zbulohet bakteri që ushqehet me metale

Messi: “Nuk ka asgjë më për të thënë”

Messi: “Nuk ka asgjë më për të thënë”

Bale refuzon të grumbullohet për ndeshjen e fundit të Real Madridit në La Liga

Bale refuzon të grumbullohet për ndeshjen e fundit të Real Madridit në La Liga

Mourinho ankohet përsëri: Njerëzit më shohin me një sy tjetër

Mourinho ankohet përsëri: Njerëzit më shohin me një sy tjetër

Pas Liverpoolit “viktima” e radhës e Arsenalit është Manchester City

Pas Liverpoolit “viktima” e radhës e Arsenalit është Manchester City

Moti për ditën e nesërme

Moti për ditën e nesërme