Guardiola nuk heq dorë nga Sanchez, e ka gati ofertën

E publikuar: 15/08/2017 09:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pep Guardiola është i vendosur që ta transferoj Alexis Sanchezin nga Arsenali

E ardhmja e Alexis Sanchez vazhdon të mbetet e paqartë. Lojtari ka edhe një vit kontratë me Arsenalin, derisa po kërkohet me ngulm nga Manchester City.

Sipas The Telegraph, Pep Guardiola është i vendosur që ta transferoj yllin e Kilit nga Arsenali gjatë kësaj vere.

Thuhet se ekipi nga Etihad do të bëjë një ofertë prej 60 milionë (66 milionë euro) funteve për ish sulmuesin e Barcelonës.

Mbetet të shihet se çfarë vendimi do to marrë Arsenali. Duhet theksuar se Arsen Wenger më herët ka thënë se Arsenali nuk do t’i shes yjet te rivalët e saj. /Express/