Guardiola kërkon një yll, këta janë kandidatët (FOTO)

E publikuar: 27/05/2015 15:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Pep Guardiola planifikon transferimin e një ylli të madh gjatë afatit kalimtar të verës. Kurse, “Sport Bild” ka publikuar emrat e kandidatëve.
Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola dëshiron të transferojë një yll të madh në Allianz Arena, gjatë afatit kalimtar të verës.

Dhe, “Sport Bild” ka publikuar gjashtë emra të atyre futbollistëve që besohet se janë në mendjen e Guardiolës.

Nga Antoine Griezmann i Atletico Madridit, Kevin de Bruyne nga Wolfsburg, Angel Di Maria i Manchester United, Raheem Sterling i Liverpoolit, Eden Hazard nga Chelsea dhe Paul Pogba i Juventusit, janë emrat e futbollistëve që besohet se Guardiola i konsideron si objektivë për transferim në Bayern.

Atij i pëlqejnë edhe mesfushori i Lazios, Felipe Anderson dhe sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez.