Guardiola kërkon Fabregas te Man. City

E publikuar: 23/10/2016 13:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cesc Fabregas nuk po kalon një moment të mirë te Chelsea këtë sezon, pasi ka humbur peshë në skemat e Antonio Contes ku është kthyer në një zëvendësues të zakonshëm, ndaj dhe është i hapur për të ndryshuar ambient në merkaton e ardhshme të janarit.

Kjo situatë e krijuar ka tërhequr vëmendjen e Pep Guardiolës, i cili ishte sponsori kryesor i blerjes së Cec Fabregas nga Barcelona disa vjet më parë dhe tani është duke vlerësuar mundësinë për të marë mesfushorin spanjoll te Manchester City, sic informon tabloidi britanik The Sun. Oferta që po përgatit Guardiola është prej 20 milionë Paund, dicka më shumë se 22 milionë Euro, një shumë që mund të jetë e mjaftueshme për të bindur Chelsean që të lërë të lirë futbollistin, duke parë rendimentin e pakët që Cesc Fabregas po jep këtë vit në ekipin londinez.

Gjatë verës së kaluar u fol se Cesc Fabregas refuzoi disa oferta nga Seria A italiane pasi dëshironte të demonstronte vlerat e tij te Chelsea, por përballë mundësive të pakta që po gëzon këtë sezon te blutë, mesfushori e shikon me sy të mirë mundësinë për të nisur një aventurë të re larg “Stamford Bridge”.