Guardiola e do me çdo kusht Insignen te Manchester City

E publikuar: 18/11/2017 00:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas mediave spanjolle, Pep Guardiola është duke menduar që ta përforcojë skuadrën me Lorenze Insignen.

Trajner spanjoll është duke menduar që ta përforcojë skuadrën edhe pse është duke ecur shumë mirë.

Trajneri spanjoll i ka përdorur ndeshjet me Napolin në Ligën e Kampionëve, për ta parë nga afër Lorenzo Insignen.

Lojtari pëlqehet shumë nga trajneri dhe do të tentojë që ta transferojë në Angli.

Vështirë se Insigne do të vendosë të largohet nga Napoli, por Guardiola do të bëjë gjithçka për ta marrë te City.

Ai e sheh lojtarin si zëvendësuesin ideal të Sergio Agueros.

Mancheser City këtë sezon është duke luftuar për titull, ndërsa do të tentojë që të arrijë lartë edhe në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/