Guardiola dhe Conte në garë për futbollistin e Swansea-s

E publikuar: 19/05/2017 08:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Siç raporton gazeta italiane ‘Tuttosport’ , gjigantët e Premierligës, Chelsea dhe Manchester City, janë në kërkim të sulmuesit të Swanseas, Fernando Llorente.

Llorente këtë edicion ka shënuar 14 gola në 27 paraqitje për Swansean. Ai dhe ylli tjetër i skuadrës, Gylfi Sigurdsson u dëshmuan si katalizator, pasiqë me ndihmën e të dyve Swansea shmangi rënjen në ligën e dytë.

Antonio Conte dhe Pep Guardiola thuhet se janë admirues të sulmuesit shtatlartë, trajnerë këta të cilët e shohin Llorenten si një ‘plan B’ për sulmin e tyre. /Indeksonline/