Guardiola dëshiron Allanin te City

E publikuar: 14/11/2018 19:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Allan me paraqitjet e tij në këtë sezon ka konfirmuar se është një nga më të mirë në Serie A.

Kështu ai kërkohet nga shumë skuadrat, përfshirë Manchester Cityn.

Sipas Calciomercatos, Pep Guardiola dëshiron një qendër mesfushori në skuadër pasi dështoi ta transferojë një gjatë verës.

Neymar në tentim për të dribluar Allanin (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

Tekniku spanjoll e shikon brazilianin si dikë që mund të zëvendësojë në mënyrë të duhur Fernandinhon.

Braziliani nuk do të ishte transferim i lirë pasi ai së fundmi ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Napolin.

27-vjeçari ka asistuar dy herë në këtë sezon për skuadrën e Carlo Ancelottit.

Pas 12-të xhirove në Serie A skuadra e Allan renditet në vendin e dytë me 28 pikë. /Telegrafi/