The Guardian: Vuçiqi jeton me intriga politike

28.04.2018 16:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
The Guardian: Vuçiqi jeton me intriga politike

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, njihet si “spin doctor” i mediave në Serbi dhe si manipulator i madh i opinionit publik.
Ai ditë më parë ishte demantuar nga mediat kosovare lidhur me deklaratat e tij kundër Bashkimit Evropian se në marrëveshje nuk figuron që Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të themelohet bazuar në ligjet e Kosovës.

Kjo demantohet lehtësisht sapo lexohen nenet e para të Marrëveshjes së Parë të Parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës edhe Serbisë.

Në nenin 4 të Marrëveshjes së Parë të Parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës edhe Serbisë thuhet se “Në përputhje me kompetencat e parapara me Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale dhe ligjin e Kosovës komunat pjesëmarrëse do të kenë të drejt të bashkëpunojnë në ushtrimin kolektiv të kompetencave të tyre përmes Bashkësisë/Asociacionit…”.

Faktikisht, Kosova deri më tash nuk e ka implementuar vetëm marrëveshjen për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilën ka filluar të përgatitet draft-statusi, por propaganda e Vuçiqit është rritur pikërisht kur ka filluar puna për implementimin e kësaj marrëveshjeje të fundit nga Kosova, derisa Serbia qëndron shumë prapa në zbatimin e tyre, transmeton lajmi.net.

Ai edhe dje në samitin “Brdo Brione” në Shkup ka gënjyer publikisht duke thënë se Kosova dhe Serbia nuk kanë të nënshkruar marrëveshje për energjetikën, duke refuzuar në këtë mënyrë përmbushjen e kësaj marrëveshjeje të rëndësishme për Kosovën.

Por, me qasjen manipuluese të Vuçiqit duket se janë mësuar edhe ndërkombëtarët.

Javën e kaluar edhe mediumi prestigjioz The Guardian, presidentin e Serbisë e ka quajtur njeri kontradiktor.

Po i njëjti medium më herët kishte shkruar se rreziku që vjen nga udhëheqës si Viktor Orban dhe Aleksandar Vuçiq nuk është ideologjia, por shfrytëzimi i paskrupullt që i bëjnë opinionit publik.

“Po t’i shohësh me kujdes, kjo dyshe tregon shumë për hallkat që janë krijuar në Evropën e sotme midis intrigave politike, nacionalizmit, dhe suksesit të demagogëve. Orbani dhe Vuçiqi e pëlqejnë njëri-tjetrin sepse kanë shumë të përbashkëta, edhe pse njëri e ka bërë BE-në armike duke qenë pjesë e saj, ndërsa tjetri mbetet jashtë, por me synime për t’u bashkuar. Janë pak a shumë të të njëjtit brez: brezi që hyri në politikë në kohë të trazuara, pas rënies së bllokut komunist. Të dy tërheqin ndjenja nacionaliste, por në të njëjtën kohë përpiqen të mos këpusin lidhjet me aktorë të rëndësishëm të BE-së, sidomos Gjermaninë. Dhe udhëheqin me dorë të fortë, pa shfaqur interes për ekuilibrat, demokracinë liberale apo shtypin e lirë”, kishte shkruar The Guardian.

Sipas këtij mediumi, edhe diplomatët ndërkombëtarë tashmë janë në dijeni se fuqia e këtyre prodhuesve të spektakleve politike buron nga aftësia e tyre për të nuhatur se nga do të anojë opinioni publik dhe se si mund ta shfrytëzojnë sa më mirë.

The Guardian e portretizon Vuçiqin si ish-admirues të patundur të kasapëve gjakatarë të Ballkanit në vitet ‘90, aq sa i ishte bashkuar stafit propagandistik të Sllobodan Millosheviqit, si Ministër Informacioni. Në fund të vitit 2010, sipas këtij mediumi botëror, Vuçiq ishte shndërruar papritur në një pro-evropian që dukej i arsyeshëm. /Lajmi.net/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Hakmarrja e Rikalos për bashkëshorten konfirmohet edhe nga gjykata

Hakmarrja e Rikalos për bashkëshorten konfirmohet edhe nga gjykata

I akuzuari flet për natën kritike kur u vra gjilanasi

I akuzuari flet për natën kritike kur u vra gjilanasi

Limaj tregon raportet mes partnerëve të koalicionit në një vjetorin e tyre

Limaj tregon raportet mes partnerëve të koalicionit në një vjetorin e tyre

Kusari-Lila pranon se ka dallime brenda opozitës

Kusari-Lila pranon se ka dallime brenda opozitës

Hapet kiosku turistik në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë

Hapet kiosku turistik në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë

LDK nuk ndryshon mendje, s’merr pjesë në protestën e thirrur nga Vetëvendosje

LDK nuk ndryshon mendje, s’merr pjesë në protestën e thirrur nga Vetëvendosje

Krerët shtetërorë falënderojnë ambasadori Delawie për kontributin e tij në Kosovë

Krerët shtetërorë falënderojnë ambasadori Delawie për kontributin e tij në Kosovë

Zona e Drenicës ka pasur 5 mijë e jo 7 mijë ushtarë. Dëshmia e Sami Lushtakut për rastin ‘Veteranët

Zona e Drenicës ka pasur 5 mijë e jo 7 mijë ushtarë. Dëshmia e Sami Lushtakut për rastin ‘Veteranët

Izetbegoviq: Vuçiqi në Kosovë fliste për paqe, kurse madhëronte kriminelët e luftës

Izetbegoviq: Vuçiqi në Kosovë fliste për paqe, kurse madhëronte kriminelët e luftës

Mblidhen veteranët e Dukagjinit, paralajmërojnë veprime për listat e prokurorisë

Mblidhen veteranët e Dukagjinit, paralajmërojnë veprime për listat e prokurorisë

E konfirmon policia: Dy të lënduar në aksidentin në magjistralen Prishtinë-Gjilan

E konfirmon policia: Dy të lënduar në aksidentin në magjistralen Prishtinë-Gjilan

Meta–Thaçi: Partitë shqiptare në Maqedoni të votojnë “për” ardhmëri të sigurt

Meta–Thaçi: Partitë shqiptare në Maqedoni të votojnë “për” ardhmëri të sigurt

Vendet që do të mbesin pa rrymë

Vendet që do të mbesin pa rrymë

Haradinaj i premton pensionistëve pension dinjitoz

Haradinaj i premton pensionistëve pension dinjitoz

Pas Rrugës së Kombit, ajo Tiranë-Elbasan do bëhet me pagesë

Pas Rrugës së Kombit, ajo Tiranë-Elbasan do bëhet me pagesë

Norvegjia vazhdon mbështetjen e inovacionit dhe ndërmarrësisë në Kosovë

Norvegjia vazhdon mbështetjen e inovacionit dhe ndërmarrësisë në Kosovë